Roli i gruas në shoqëri është i rëndësishëm dhe i paharrueshëm në çdo fushë të jetës.
Filatelia – Posta e Kosovës ka lansuar ndër vite emisione të veçanta të pullave postare, duke promovuar kontributin dhe arritjet e grave në histori dhe kulturë.
Nga pulla e parë e kushtuar Melihate Qenës në vitin 2010, e deri te emisionet e fundit që nderojnë artiste me famë botërore si Dua Lipa dhe Rita Ora, këto pulla janë një homazh për talentin, fuqinë dhe ndikimin e grave shqiptare. /KultPlus.com



