Trendafilov: Nesër gjithë rrugët çojnë në Shkup, protesta për rritjen e pagave të punëtorëve

Kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov, u bëri thirrje të gjithë punëtorëve në një konferencë për shtyp sot që të vijnë nesër në Shkup dhe të luftojnë për një pagë minimale prej 600 eurosh dhe një rritje të pagave të të gjithë punëtorëve me 6,000 denarë.

“Ne jetojmë si punëtorë të varfër me shefa të pasur dhe akoma më shumë mashtrues në Qeveri. Ju bëjmë thirrje të mbështesni familjet tuaja, fëmijët dhe nipërit tuaj, të dilni në rrugë dhe t’u tregoni atyre se doni që paga juaj të rritet”, tha Trendafilov.

Nesër për shkak të protestave të LSM-së në Shkup do të mbyllen disa rrugë. MPB ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë urdhrat policore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit