Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë

Futbollisti i Kosovës dhe i Juventusit, Edon Zhegrova, ka përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së tij personale.

Zhegrova është bërë baba për herë të parë, shkruan Gazeta Express.

Në jetën e futbollistit ka ardhur djali i tij, i cili është pagëzuar me emrin Mars. Lajmi është bërë publik edhe nga klubi italian përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Urime Edon Zhegrovës për lindjen e fëmijës së tij të parë, Marsit!”, ka shkruar Juventus në mesazhin e urimit për anësorin kosovar.

Ky është një moment shumë i veçantë për Zhegrovën, i cili po përjeton një gëzim të madh jashtë fushës së futbollit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit