Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se deri më tani nuk ka marrë asnjë kërkesë nga udhëheqësit e koalicionit VLEN që Arben Fetai apo Fatmir Limani të mos jenë pjesë e qeverisë, pavarësisht disa qëndrimeve të shprehura së fundmi në rrjetet sociale.
Në emisionin “n’Podium” në Ora24.tv, Mickoski u pyet për mesazhet publike që janë shkëmbyer mes figurave të VLEN dhe nëse ato tregojnë për përçarje brenda koalicionit.
Ai theksoi se bashkëpunimi mes partnerëve të koalicionit, është korrekt dhe funksional.
“Absolutisht, si koalicion VLEN kemi bashkëpunim jashtëzakonisht korrekt. Edhe me përfaqësuesit në qeveri kemi bashkëpunim shumë të mirë dhe nuk kam dilema për këtë. Nëse brenda ka qëndrime të caktuara metaforike që artikulohen përmes rrjeteve sociale, nuk do t’i komentoja ato”, deklaroi Mickoski.
I pyetur nëse ka pasur kërkesa nga ndonjë udhëheqës i VLEN-it që zëvendëskryeministri Arben Fetai apo Fatmir Limani të mos jenë pjesë e qeverisë, kryeministri u përgjigj se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Nuk kam marrë kërkesa të tilla deri më tani”, tha Mickoski.
Ai shtoi se në nivel institucional bashkëpunimi brenda koalicionit vazhdon normalisht dhe se komentet apo mesazhet në rrjetet sociale nuk i konsideron si diçka që duhet interpretuar politikisht.
https://www.facebook.com/reel/1299770958682402



