Mbi 70% e mjekëve në vend janë përballur me dhunë në vendin e punës. Sipas një ankete të Odës së Mjekëve vitin e kaluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë paraqitur vetëm dy kallëzime. Rastet më të shpeshta ndodhin në ndihmën e shpejtë dhe në qendrat e emergjencës. Mjekët kërkuan që dhuna ndaj tyre të merr fund dhe institucionet të garantojnë siguri në punë.
“Nuk mjekojmë mirë nëse jemi nën frikë, kushtet tona në shtet nuk janë ashtu siç duhet të jenë, nuk jemi në numër të mjaftueshëm në shtet por jemi këtu për pacientët, aq sa jemi, jemi dhe jemi këtu për pacientët, bëjmë punë të pamenduara pasi duam të ndihmojmë”, tha Kalina Grivçeva Stardelova.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se janë duke përforcuar mekanizmat ligjor për mbrojtjen e mjekëve.
“Do të vazhdojmë të përforcojmë aspektin ligjor për të mbrojtur të punësuarit në institucionet shëndetësore, gjithashtu do të krijojmë një buton paniku për mjekët dhe motrat medicianle që të munden në kohë reale ti informojnë institucionet për procesin që ndodh brenda”, deklaroi Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.
Këto të dhëna u publikuan me rastin e 12 Marsit, Ditës Evropiane për ngritjen e ndërgjegjësimit për dhunën ndaj punonjësve shëndetësorë.



