Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e përputhshmërisë së Inspektoratit Shtetëror për Ndërtim dhe Urbanizëm për vitin 2024, me të cilën, ndër të tjera, konstaton dobësitë në procesin e kryerjes së inventarit të aseteve dhe burimeve të fondeve, mosvlerësim të kryer i vlerës së tregut të objekteve ndërtimore, si dhe dobësi në procesin e llogaritjes dhe pagesës së pagave.
Gjithashtu, ESHR konstaton mënyrën e papërshtatshme të organizimit të mbikëqyrjes inspektuese në fushën e urbanizmit dhe mungesën e raporteve gjashtëmujore për të dhënat që lidhen me trajtimin e ankesave dhe propozimeve.
Nga Enti Shtetëror i Revizionit informojnë se është theksuar çështja se nga viti 2018 funksionin e drejtorit të ISHNU-së e kanë ushtruar përfaqësues të detyrës për më gjatë se afati ligjor prej gjashtë muajsh, gjë që, sipas Institutit, krijon rrezik që drejtimi i ISHNU-së të kryhet nga persona që nuk përmbushin kushtet e përcaktuara ligjërisht.
Është vënë në dukje dobësia në procesin e bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve gjatë trajtimit të ankesave dhe propozimeve, si dhe mungesa serioze e inspektorëve në ISHNU-së, gjë që mund të çojë në reduktimin e mundësisë për mbikëqyrje efektive inspektuese në fushën e ndërtimtarisë dhe urbanizmit.



