FFM, procedurë disiplinore ndaj Vardarit

FFM ka iniciuar procedurë disiplinore edhe ndaj liderit aktual, Vardarit, kjo për shkak organizimit të dobët në ndeshjen derbi të javës së 21-të kundër Shkëndijës.

Ndeshja në fjalë u zhvillua në fushën kryesore të Qendrës Sportive “Petar Milloshevski” pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ndërsa në fundin e takimit në fushë ishin futur disa tifozë të papërgjegjshëm,  gjë kjo që mund të ndikojë në gjobitjen e klubit të Vardarit.

Kjo nuk është e tëra sa i përket klubit të Vardarit, kur janë në pyetje dënimet. Nga Komisioni Disciplinor kanë njoftuar edhe për pezullimin një mujor të Toni Meglenskit, i cili luan rolin e ndihmës trajnerit të Goce Sedlloskit.

Kur jemi tek trajnerët, apo edhe zv.trajnerët, vlen të theksohet se i njëjti Komision me nga dy ndeshje ka pezulluar edhe trajnerin e Sileksit, Aleksandar Vasoski, si dhe ndihmësin e Muarem Muarem, te Rabotniçki, Shaban Sulejmani.

Për shkak kartonit të kuq në ndeshjen e javës së 22-të kundër Vardarit, Darko Dodev nga rradhët e Sileksit, është dënuar me një ndeshje mos lojë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit