Hoxha Xhevat Kryeziu: Dua të vdes si shqiptar, feja është çështje shpirtërore

Hoxha nga Malisheva, Xhevat Kryeziu, ka përcjellë një mesazh për unitetin kombëtar të shqiptarëve, duke theksuar se identiteti kombëtar duhet të jetë mbi ndarjet fetare.

Kryeziu, i lindur në vitin 1958 në fshatin Bubavec të Malishevë, ka deklaruar se dëshiron “të vdes si shqiptar e jo si turk apo arab”, duke shtuar se feja është çështje personale dhe shpirtërore.

Ai thekson se shqiptarët kanë besime të ndryshme fetare, por sipas tij është shumë e rëndësishme që të mos përçahen mes vete dhe të vendosin kombin dhe atdheun mbi gjithçka.

Shiko videon: https://www.facebook.com/share/v/1Eba6bqKYN/?mibextid=wwXIfr

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit