Identifikohet viktima në lumin Vardar: Bëhet fjalë për një grua nga Nerezi, punonjëse e një ambasade

Trupi i pajetë që u gjet dje në ujërat e lumit Vardar, në afërsi të Stadiumit të Qytetit në Shkup, është identifikuar. Sipas informacioneve të fundit, bëhet fjalë për një grua 47-vjeçare nga lagja Nerez e Shkupit shkruan Pa Censurë.

​Gjithashtu, bëhet e ditur se viktima ka qenë e punësuar në një nga ambasadat e huaja në vend.

​Trupi është nxjerrë nga lumi nga ana e ekipeve të SPB Shkup, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik është dërguar për obduksion për të përcaktuar saktë shkaqet e vdekjes. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.Pa Censurë

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit