Gashi shprehet i kënaqur me punën e Akademisë së Shkencave në punimet e Kuvendit vjetor

Kryeparlamentari Afrim Gashi, sot ka marrë pjesë në Kuvendin e rregullt vjetor të Akademisë së Shkencave dhe Arteve, duke thënë se ky kuvend konfirmon rëndësinë e shkencës, dijes dhe artit në çdo shoqëri të përparuar dhe demokratike.

Gashi gjatë fjalës së tij u shpreh i kënaqur me punën e Akademisë por duke mos vë në pah numrin fare të vogël të akademikëve shqiptarë.

”Sot, mora pjesë në Kuvendin e rregullt vjetor të ASHAM-it, një institucion me rëndësi të veçantë për zhvillimin shkencor, kulturor dhe shoqëror të vendit tonë. Pata nderin te jem pjesë e këtij eventi të rëndësishëm, i cili edhe një herë e konfirmon rëndësinë e shkencës, dijes dhe artit si themelet e çdo shoqërie të përparuar dhe demokratike.Jam i bindur se bashkëpunimi midis institucioneve dhe komunitetit akademik është thelbësor për krijimin e një vizioni për të ardhmen dhe për ndërtimin e një Maqedonie të Veriut të qëndrueshme, të begatë dhe evropiane”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit