Durmishi kundër kreut të Gjykatës Kushtetuese

Ministri i ekonomisë, Besar Durmishi ka reaguar ndaj deklaratës së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Kostadinovski lidhur me përdorimin vetëm të maqedonishtes në sistemin “Safe City”. Në intervistën e lajmeve në Alsat, Durmishi tha Kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet ta mbrojë kushtetutën dhe jo të merrer me politikë ditore.

“Përveç gjuhës maqedonase, sipas kushtetutës gjuhë zyrtare është edhe gjuha të cilën e flasin të paktën 20% e qytetarëve, pra gjuha shqipe. Prandaj as kryetari i gjykatës kushtetuese dhe askush tjetër nuk mund ta mohojë këtë të drejtë, as ta interpretojë kushtetutën ashtu siç dëshiron ai. Ne do të bëjmë betejën tonë brenda Qeverisë, brenda Ministrisë së Brendshme”, tha Durmishi në intervistë për Alsat.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit