Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske, pse keni vendosur që Nenad Savevski të jetë zgjedhja juaj për prokuror publik të shtetit në Maqedoni, deklaroi:
“Ne i analizuam të gjithë kandidatët, analizuam biografitë e tyre, si dhe përfundimet e Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe, si Qeveri, në një debat konstruktiv arritëm në përfundimin se Nenad Savevski mund të jetë një zgjidhje e përshtatshme për prokuror të ri publik të shtetit.
Unë personalisht nuk e njoh Nenad Savevskin, por nga ajo që munda të shoh nga biografia e tij, si dhe nga informatat që morëm, vlerësojmë se ai mund të jetë një prokuror i ri publik i shtetit i mirë, e të mos them edhe i shkëlqyer”, theksoi kryeministri Mickoski.



