LSDM akuzoi qeverinë se nuk po kufizon çmimet e karburanteve, edhe pse çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare po bie dhe vendet e rajonit kanë vendosur masa kufizuese. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, rikujtoi se kur VMRO ishte opozitë, premtonte uljen e akcizës për karburantet, por tani, pas marrjes së pushtetit, qeveria refuzon të ulet akciza dhe të lehtësojë çmimet për qytetarët. Kuzeska shtoi se qytetarët përballen edhe me pagat më të ulëta në Evropë, duke humbur fuqinë blerëse dhe duke u përballur me një standard jetësor të ulët. Sipas LSDM-së, qeveria refuzon të rrisë pagën minimale në 600 euro, ndërsa kërkesa për një pagë dinjitoze cilësohet si “histeri” nga Mickoski.
“Kur VMRO ishte opozitë, ata kërkonin dhe premtonin uljen e akcizës për karburantet. Ata fituan besimin e qytetarëve dhe i mashtruan qytetarët. Sot, kur janë në pushtet, kur mund të ulin akcizën dhe të ulin çmimet, ata refuzojnë. Edhe pse në bursat ndërkombëtare çmimi i naftës po ulet, qytetarët e Maqedonisë paguajnë karburant më shtrenjtë. Të gjitha vendet në rajon kanë vendosur masa për kufizimin e çmimeve të karburanteve, vetëm qeveria e Mickoskit nuk e ka bërë këtë”, theksoi Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.



