Më 10.03.2026, në periudhën nga ora 11:00 deri në 14:00, në territorin e Gostivarit, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar kanë kryer kontrolle në objekte në ndërtim.
Gjatë kontrollit është konstatuar se objekti në ndërtim në rrugën “137” nuk posedon leje ndërtimi nga Komuna e Gostivarit. Po ashtu, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe E.V. (38) nga Shqipëria, i cili nuk posedonte leje pune dhe kishte keqpërdorur qëndrimin turistik.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.



