TURP: Nuk u përmend iniciatori i vërtetë që UNT të jetë sot në kazermën “Ilinden”, reagon familja Racaj!

Pas hedhjes së gurthemeleit të Kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ka reaguar Taulant Racaj, djali i gjeneralit Muhamet Racaj, i cili ceket në shumë raste si një nga iniciatorët e vendosjes së këtij Universiteti në Kazermën “ILINDEN”.

Ja reagimi i Taulant Racaj:

TURP!

Ka ide dhe projekte që lindin nga një vizion i vërtetë dhe nga njerëz që mendojnë për të ardhmen e arsimit dhe të shoqërisë.

Personi që e mendoi dhe që ishte iniciatori për ndërtimin e universitetit në vendin e quajtur Kazerma Ilinden në Shkup është babai im – Muhamet Racaj.

Është për të ardhur keq që disa politikanë po marrin pjesë në këtë manifestim, ndërsa personi që në të vërtetë e shtyu dhe e bëri të mundur këtë ide nuk është ftuar.

Edhe në momentet më të vështira të jetës së tij, ai vazhdon të mendojë për këtë projekt dhe për rëndësinë që ka për arsimin dhe për të ardhmen.

Nuk bëhet fjalë për të marrë diçka me vete apo për përfitim personal. Bëhet fjalë për mirënjohje dhe respekt për kontributin e dhënë.

Për shumë arsye ky vend nuk bëhet….

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit