Sela në Click Plus: Zgjedhje të parakohshme duhet të ketë

“Një qeverisje e tillë duhet të bije sa më shpejtë”, tha Ziadin Sela në Click Plus duke theksuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, shkruan TV21. Siç tha Sela, qeverisja aktuale është e dëmshme dhe si e tillë nuk duhet të vazhdojë tutje.

Por çfarë pas zgjedhjeve? Sela tha se do të shihet nëse do të rivendoset balanci në kampin politik maqedonas dhe se “zgjedhjet e parakohshme do të prodhojnë politikanë shqiptarë të vendosur që do të dinë të përballen me një VMRO të fortë”

“Unë jam në opozitë dhe opozita është ajo që çdo herë kërkon zgjedhje të parakohshme, aq më tepër kur konstatoj se kjo qeverisje është e dëmshme dhe mundohet që të zhbëjë karrierat tona”, tha Sela.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit