Dua Lipa drejt një roli të ri në Hollywood

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa po vazhdon të zgjerojë praninë e saj në industrinë e filmit, pasi burime nga Hollywood kanë bërë të ditur se artistja është në bisedime për një rol në një projekt të ri filmik që pritet të nisë xhirimet gjatë këtij viti, transmeton KultPlus.

Pas debutimit të saj në filmin Barbie, ku ajo interpretoi personazhin e “Mermaid Barbie”, producentë të ndryshëm në Hollywood po e shohin artistën si një emër tërheqës për projekte që kombinojnë muzikën dhe kinemanë.

Edhe pse detajet e projektit të ri nuk janë bërë publike, mediat e industrisë (Variety) raportojnë se Lipa është duke shqyrtuar disa oferta që lidhen me filma muzikorë dhe komedi romantike. /KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit