Shoqata “Frederik Shopen” e Shqipërisë ka njoftuar se gara pianistike “J’adore Chopin” do të organizohet për herë të dytë, pas suksesit të edicionit të parë në mars të vitit 2025, ku morën pjesë qindra fëmijë nga vendet e rajonit.
Gara do të mbahet më 28 mars në Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe organizohet nga profesorja Rudina Ciko në bashkëpunim me dirigjentin Zhani Ciko.
Në këtë aktivitet mund të marrin pjesë fëmijë të të gjitha moshave, ndërsa kategoritë do të përcaktohen sipas nivelit të nxënësve, bazuar në vlerësimin e mësimdhënësve.
Secili pjesëmarrës duhet të interpretojë tri vepra: një nga kompozitori Frédéric Chopin, një nga një kompozitor shqiptar dhe një nga një kompozitor botëror. Afati i fundit për aplikim është 26 mars./KultPlus.com



