“Butësia kontrollon fortësinë”, ekspozita e Anaïs Horn dhe Verena Walzl hapet në Bibliotekën Kombëtare

Artistet vizuale Anaïs Horn dhe Verena Walzl do të hapin për herë të parë në Kosovë ekspozitën e tyre të titulluar “Butësia kontrollon fortësinë”, e cila do të prezantohet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Ekspozita vjen nën kurimin e Blerta Hoçia dhe sjell para publikut kërkimin artistik të dy artisteve, duke eksploruar konceptet e heroizmit, disiplinës dhe forcës së heshtur që mund të bartë butësia.

Sipas njoftimit, përmes portreteve monumentale, tekstit dhe elementeve performative, ekspozita reflekton mbi mënyrën se si shoqëritë bashkëkohore riformësojnë figurën e heroit. Ky reflektim bëhet përmes një praktike sportive të pazakontë për këtë temë – xhudos, me fokus të veçantë tek vajzat e reja që merren me këtë sport.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 15 maj 2026./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit