Kufizimet për furnizim me naftë kanë goditur edhe Tetovën, funksionimi i transportit publik vihet në pikëpyetje

“Mungesa e naftës nëpër pompa të benzinës ka goditur më së shumti transportin publik në Tetovë. Nëse kjo mungesë do vazhdoj edhe ditët në vijim, drejtuesit e transportit publik thonë se, do të fillojnë me reduktimin e linjave, ndërsa do mbeten vetëm ato linja që do jenë për bartjen e nxënësve,” raporton gazetari Bashkim Sulejmani.

Izer Kirmizi, drejtor i Ndërmarrjes Publike Tetova Transport, thotë se do të hiqet edhe Linja për në Kodrën e Diellit, me qëllim kursimin e naftës për nevojat e nxënësve.

“Ne do mundohemi të mirëmbajmë këtë nivel shërbimi, por në rast të eskalimit të situatës do detyrohemi të bëjmë reduktim të përkohshëm të linjave, por natyrisht duke pasur primare qarkullimin e nxënësve pra oraret ku nxënësit shkojnë në shkollë apo nga shkolla në shtëpi të mos preken këto orare,” deklaroi Izer Kirmizi, Drejtor i NP Tetova Transport.

Nga ana tjetër, situata me mungesën e naftës, ka rritur numrin e udhëtarëve që përdorin transportin publik.

“Ma shumë tash në autobus hypin, më tepër ecin me autobus tash. Po s`na del nafta çdo ditë na japin vetëm nga 3.000 denarë,” u shpreh Qani Ismaili, vozitës.

Përkundër rritjes së interesimit nga banorët për përdorim të transportit publik, nëse vazhdojnë kufizimit për naftë, atëherë linjat do të reduktohen/ alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit