Shpërndau Kuvendin, Presidenca thotë se Osmani përballet me thirrje për pushkatim

Presidenca e Republika e Kosovës ka dënuar gjuhën ku bëhet thirrje për “pushkatim” të presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si nxitje të rrezikshme për dhunë dhe jo kritikë politike.

Në reagimin e Presidencës thuhet se përdorimi i një gjuhe të tillë në debat publik normalizon dhunën politike dhe krijon një mentalitet që e dëmton demokracinë.

Sipas Presidencës, Osmani është presidente legjitime e vendit dhe ushtron mandatin e saj mbi bazën e Kushtetutës.

Tutje theksohet se thirrjet për “pushkatim” nuk janë retorikë politike, por nxitje e drejtpërdrejtë për dhunë dhe krim.

“Ata që sot flasin për “tradhti” dhe “pushkatim” dhe shtyjnë përpara shpifjet e konspiracionet, në fakt janë duke bërë thirrje për dhunë e vrasje politike. Kosova ka paguar shumë për lirinë e saj që të tolerojë sot gjuhë linçuese ndaj institucioneve të saj. Thirrjet për “pushkatim” nuk janë retorikë politike, por nxitje e drejtpërdrejtë për dhunë dhe krim. Kushdo që mendon se mund ta frikësojë një Presidente me shpifje apo kërcënime të tilla, thjesht po dëshmon se nuk e ka pranuar ende se jetojmë në Republikë demokratike”, thuhet në reagim.

Presidenca u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë në Kosovë që të merren urgjentisht me këto raste dhe t’i trajtojnë ato në përputhje me ligjin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit