Zvicra neutrale thotë se sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit shkelin ligjin ndërkombëtar

Ministri zviceran i Mbrojtjes, Martin Pfister, tha se sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare, raporton Al Jazeera. Në një intervistë me gazetën zvicerane Sonntagszeitung, Pfister tha se qeveria zvicerane beson se sulmi ndaj Iranit shkel ndalimin e përdorimit të forcës, i cili është një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare.

“Këshilli Federal e konsideron sulmin ndaj Iranit si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Sipas mendimit tonë, ky është një shkelje e ndalimit të përdorimit të forcës”, tha Pfister, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ndërpresin luftimet për të mbrojtur popullsinë civile. Ai sqaroi se vlerësimi vlen për të gjitha shtetet që nuk respektojnë ndalimin e përdorimit të forcës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

“Amerikanët dhe Izraeli sulmuan Iranin nga ajri. Duke vepruar kështu, ata, ashtu si Irani, shkelën ligjin ndërkombëtar”, shtoi ministri zviceran.

Pikëpamje të ngjashme shprehu edhe Zëvendëskancelari dhe Ministri i Financave gjerman Lars Klingbeil, i cili tha në një deklaratë për rrjetin mediatik gjerman RND se kishte “dyshime serioze” nëse kjo luftë ishte legjitime sipas ligjit ndërkombëtar. Klingbeil paralajmëroi gjithashtu se ekziston rreziku që bota po shkon drejt një sistemi në të cilin nuk ka rregulla, por zbatohet vetëm e drejta e më të fortit.

Spanja gjithashtu dënoi sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, duke i quajtur ato të pamatura dhe të paligjshme. Sipas ekspertëve me të cilët foli Al Jazeera, sulmet ka të ngjarë të shkelin Kartën e Kombeve të Bashkuara, e cila ndalon agresionin dhe përdorimin e forcës pa justifikim të qartë ligjor.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit