Kosova bëhet pjesë e Bordit të Paqes, hap i rëndësishëm drejt marrëdhënieve me SHBA-në

Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Edward P. Joseph, ka komentuar zhvillimet në raportet ndërmjet Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u ndal veçanërisht te rëndësia e përfshirjes së Kosovës në Bordin e Paqes dhe ndikimin që kjo ka në dialogun strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Sipas Joseph, pjesëmarrja e Kosovës në këtë Bord përbën një zhvillim të rëndësishëm në raportet ndërmjet dy vendeve.

“Mendoj se kjo është një ftesë tejet e rëndësishme për Kosovën, të ftohesh në Bordin e Paqes. Fakti që presidentja Vjosa Osmani ka qenë edhe në themelimin e kësaj organizate në Davos dhe në takimin e parë në Uashington, është shumë e rëndësishme. Është tregues i qartë se Kosova po ndërton raporte me Administratën Trump 2”, tha Joseph. Ai shtoi se kjo është veçanërisht domethënëse duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në raportet ndërmjet dy vendeve.

“Kjo është e veçantë për shkak se në shtatorin e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës suspenduan dialogun strategjik me Kosovën dhe kjo që ndodhi është e kundërta e saj. Është e qartë se presidentja Osmani po e përfaqëson Kosovën në një formë tjetër të dialogut strategjik dhe kjo ka rëndësi”, u shpreh Joseph

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit