Deputetja e VLEN-it, Valbona Adili-Emimi, me rastin e 7 dhe 8 Marsit ka shprehur mirënjohje dhe respekt të veçantë për gratë dhe mësueset që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në Kërçovë.
Ajo theksoi se këto dy data janë një moment reflektimi dhe falënderimi për të gjitha ato gra që me përkushtim, dashuri dhe sakrificë kanë edukuar dhe formuar breza të tërë.
“7 dhe 8 Marsi janë data që na ftojnë të ndalemi për një moment, të reflektojmë dhe të shprehim mirënjohje të thellë për gratë dhe mësueset që me përkushtim, dashuri dhe sakrificë kanë dhënë kontribut të çmuar në Kërçovë. Janë gra që me punën e tyre kanë edukuar breza të tërë, kanë ndërtuar vlera dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë tonë”, ka shkruar Adili-Emimi.
Ajo ka bërë të ditur se në shenjë respekti dhe falënderimi janë realizuar edhe vizita tek disa prej tyre.
“Sot po i vizitojmë disa prej tyre për t’u thënë nga zemra faleminderit për gjithçka që kanë bërë dhe vazhdojnë të përfaqësojnë për komunitetin tonë”, ka theksuar deputetja Adili-Emimi.
²




