Qindra fansa të pranishëm në hapjen e dyqanit të Harry Styles në Berlin

Qindra fansa të këngëtarit britanik Harry Styles u mblodhën sot në qendër të Berlinit, për hapjen e një dyqani të përkohshëm “pop-up”, me rastin e publikimit të albumit të tij të ri “Kiss All the Time. Disco, Occasionally”.

Turma filloi të mblidhej që herët gjatë ditës në rrugën e njohur të blerjeve “Kurfürstendamm”, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman.

Sipas raportimeve të gazetarëve në vendngjarje, radhët e fansave arritën në më shumë se 100 metra gjatësi, ndërsa shumë prej tyre pritën për orë të tëra për të hyrë në dyqan.

Edhe pse vetë këngëtari nuk pritej të ishte i pranishëm, kjo nuk i pengoi fansat e tij të merrnin pjesë në aktivitet.

Shumë fansa kishin veshur bluza dhe aksesorë me emrin e artistit, bënin fotografi përpara vitrinës së dyqanit dhe qëndronin në grupe duke dëgjuar këngët e tij në altoparlantë portativë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit