Vajzat e Kombëtares së Kosovës fitojnë 1:0 ndaj Kroacisë dhe marrin kryesimin në Ligën C

Kombëtarja e femrave e Kosovës triumfoi mbrëmë me rezultat 1:0 ndaj Kroacia në udhëtim, duke marrë kryesimin në Ligën C, grupi 2, për kualifikimet e Kupës së Botës 2027.

Fitorja e rëndësishme tregon formën e mirë të vajzave kosovare dhe i afron ato hap pas hapi drejt kualifikimit për ngjarjen më të madhe të futbollit botëror për femra. Për trajnerin dhe skuadrën, ky sukses është një motivim i madh për ndeshjet e ardhshme dhe për të mbajtur pozicionin kryesor në grup.

Skuadra tashmë përgatitet për sfidat e tjera të Ligës C, ndërsa tifozët kosovarë vazhdojnë të mbështesin me entuziazëm lojën e vajzave që po shkruajnë historinë e futbollit të femrave në vend./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit