Sipas Policisë së Kosovës, 8 Marsi nuk është thjesht një ditë për t’i dhuruar lule grave, por një ditë që simbolizon zërin, barazinë dhe fuqizimin e tyre. Policia thekson se kjo ditë përkujton gjithashtu rëndësinë e ndalimit të dhunës ndaj grave dhe nevojën për një shoqëri ku të drejtat e tyre respektohen dhe mbrohen.
“8 Marsi nuk është vetëm lule! Është zë, barazi, fuqizim dhe simbol për ndalimin e dhunës ndaj grave!” thuhet në komunikatën e Policisë.
Policia e Kosovës bën thirrje për ndërgjegjësim të vazhdueshëm kundër çdo forme të dhunës fizike, emocionale dhe seksuale. Ajo nxit qytetarët të denoncojnë rastet e dhunës, duke garantuar mbështetje për viktimat dhe ndjekje ligjore për personat përgjegjës.
Në këtë 8 Mars, Policia e Kosovës i bashkohet komunitetit për të promovuar jo vetëm festën, por edhe mesazhin e fuqizimit, respektit dhe mbrojtjes së të drejtave të grave./KultPlus.com



