Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit Shqiptar, kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka shprehur mirënjohje dhe respekt të veçantë për të gjithë mësuesit për kontributin e tyre në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.
Në mesazhin e tij, Qyra thekson se mësuesit janë udhërrëfyes të dijes dhe figura kyçe në ndërtimin e një shoqërie më të mirë, pasi me përkushtim, durim dhe dashuri formojnë gjeneratat e reja dhe ndërtojnë të ardhmen e vendit.
Ai theksoi se profesioni i mësuesit është ndër më të rëndësishmit dhe më fisnikët, sepse përmes tyre përcillen dija, edukata dhe vlerat e shoqërisë.
“Në emrin tim personal dhe në emër të administratës komunale, shpreh falënderimet më të sinqerta për punën, përkushtimin dhe sakrificën tuaj të përditshme”, thuhet në urimin e kryetarit Qyra.
Në fund të mesazhit, ai uroi të gjithë mësuesit me rastin e kësaj dite të veçantë, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për çdo mësues që kontribuon në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.



