Lufta në Lindjen e Mesme vazhdon të përshkallëzohet, ndërsa konflikti mes Iranit dhe aleancës SHBA-Izrael ka hyrë në javën e dytë.
Përplasjet ushtarake janë zgjeruar në disa vende të rajonit, përfshirë Libanin dhe shtetet e Gjirit, duke shkaktuar viktima dhe tensione të mëdha në gjithë zonën.
Në Liban, përleshjet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë intensifikuar. Sipas raportimeve të fundit, të paktën tre ushtarë janë plagosur, ndërsa sulmet ajrore izraelite kanë goditur disa zona në jug të vendit dhe në periferi të Bejrutit.



