Berisha: Ura e Gurit së shpejti me ndriçim arkitektonik modern

Një nga simbolet më të njohura të Shkupit, Ura e Gurit, së shpejti do të marrë ndriçim dekorativ dhe arkitektonik modern. Ky projekt që do të realizohet në bashkëpunim me Qyteti i Shkupit, Komuna Esenler dhe Halkbank, synon ta theksojë edhe më shumë bukurinë dhe vlerën historike të këtij monumenti të rëndësishëm të qytetit.

Këshilltari i VLEN-it në Qytetin e Shkupit, Zekerija Berisha, bëri të ditur se projekti është në fazën përgatitore dhe pritet të realizohet në periudhën e ardhshme.

“Ura e Gurit është një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe kulturore të Shkupit. Me këtë projekt synojmë që përmes ndriçimit modern dekorativ dhe arkitektonik ta nxjerrim në pah edhe më shumë bukurinë dhe historinë e saj, duke e bërë njëkohësisht më tërheqëse për qytetarët dhe turistët”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë është një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të qytetit.

“Ky projekt është rezultat i një bashkëpunimi të mirë mes institucioneve dhe partnerëve tanë. Qëllimi është që Shkupi të fitojë hapësira publike më të bukura dhe më funksionale, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe trashëgiminë historike të qytetit”, theksoi Berisha.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit