​Abdixhiku: Sakrifica e familjes Jashari rilindje e ndërgjegjes kombëtare

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar sakrificën e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, duke theksuar se madhështia e tij nuk qëndronte vetëm te roli ushtarak, por edhe te përkushtimi ndaj familjes dhe popullit.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku shkroi: “Para se të ishte komandant, ai ishte bir, ishte vëlla, ishte bashkëshort, dhe ishte prind. Ishte njeri i një shtëpie ku jeta vazhdonte si në çdo familje tjetër: me fëmijë, me zëra dhe me shpresë për të ardhmen”.

Ai theksoi se sakrifica e Jasharit nuk ishte veprim i një njeriu pa diçka për të humbur, por i një njeriu që kishte gjithçka: familjen, fëmijët dhe jetën.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit