Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” do të zhvillohen dy aktivitete përkujtimore me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Ekspozita dokumentare me titull “Epopeja e UÇK-së në shtypin e Kosovës 2000–2020” dhe ekspozita fotografike “Ditënetët e Zjarreve në Prekaz”, e realizuar nga fotografi Sefer Aliçkaj, do të hapen nesër, të enjte, më 5 mars 2026, në ora 11:00.
Aktivitetet kanë për qëllim të nderojnë dhe kujtojnë ngjarjet historike të Epopesë së UÇK-së dhe të theksojnë rëndësinë e saj për kujtesën kolektive të Kosovës./KultPlus.com



