Mijëra përdorues kanë raportuar probleme me aksesin në rrjetin social Facebook, duke hasur vështirësi në përdorim gjatë orëve të fundit.
Faqja jozyrtare e monitorimit të shërbimeve online Downdetector ka regjistruar më shumë se 11,000 raportime lidhur me ndërprerje apo mosfunksionim të platformës.
Sipas të dhënave të publikuara, mbi 60 për qind e ankesave lidhen me faqen e internetit të Facebook, ndërsa rreth 16 për qind e përdoruesve kanë raportuar probleme me logimin në llogaritë e tyre.
Vështirësi janë raportuar edhe në Kosovë. Sipas përdoruesve, problemet më të theksuara shfaqen në versionin desktop të Facebook-ut, ku nuk mund të postojnë, ndajnë apo të shikojnë përmbajtje.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar lidhur me shkakun e ndërprerjes apo kohëzgjatjen e saj./KultPlus.com



