Drejtori i Regional Anti-Corruption Initiative (RAI) për Evropën Juglindore, Albert Hani, ka theksuar sot rëndësinë kritike të forcimit të integritetit institucional dhe luftës kundër korrupsionit, gjatë një trajnimi mbi vlerësimin dhe analizën e rrezikut të korrupsionit në legjislacion.
Në fjalën e tij, Hani u shpreh se kjo është hera e gjashtë që ai drejton trajnime të tilla në kuadër të mandatit të RAI-t, institucion me seli në Sarajevë, i themeluar nga nëntë vende të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore.
Sipas tij, misioni i RAI-t shkon përtej luftës kundër korrupsionit.
“Mandati ynë nuk është vetëm të luftojmë korrupsionin, por të krijojmë një kulturë integriteti dhe të ndërtojmë vlera të reja që i shërbejnë shoqërisë sonë,” deklaroi Hani.
Ai theksoi se ndërtimi i besimit në institucione mbetet thelbësor për stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të rajonit, duke shtuar se rritja e kapaciteteve në fushën e antikorrupsionit është prioritet i vazhdueshëm.
Fokus i veçantë: Siguria dhe Mbrojtja e Mjedisit
Gjatë trajnimit të sotëm, përveç sektorit të sigurisë, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe sektorit të mbrojtjes së mjedisit, i identifikuar si një ndër më të ndjeshmit ndaj korrupsionit.
Hani ngriti alarmin për përmasat e krimit mjedisor në Evropë, duke iu referuar statistikave të Eurojust.
“Krimi mjedisor është ndër krimet më të mëdha dhe më të kushtueshme në botë, por njëkohësisht ndër më pak të përpunuarit, veçanërisht në Evropë. Sipas të dhënave të Eurojust, vetëm 57 raste janë trajtuar në lidhje me krimin mjedisor,” theksoi ai.
Sipas Drejtorit të RAI-t, kjo situatë kërkon angazhim më të madh institucional dhe bashkëpunim rajonal për të parandaluar rreziqet e korrupsionit në legjislacion dhe në zbatimin e tij, sidomos në sektorë kyç që prekin drejtpërdrejt sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Trajnimi i zhvilluar sot synon të forcojë kapacitetet e institucioneve kombëtare për të identifikuar dhe adresuar rreziqet e korrupsionit, duke kontribuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në rajon.
Krimi mjedisor ndër më të mëdhenjtë dhe më pak të ndëshkuarit në Evropë” – Paralajmëron Drejtori i RAI, Albert Hani
Sarajevë – Drejtori i Regional Anti-Corruption Initiative (RAI) për Evropën Juglindore, Albert Hani, ka theksuar sot rëndësinë kritike të forcimit të integritetit institucional dhe luftës kundër korrupsionit, gjatë një trajnimi mbi vlerësimin dhe analizën e rrezikut të korrupsionit në legjislacion.

Trajnimi i zhvilluar sot synon të forcojë kapacitetet e institucioneve kombëtare për të identifikuar dhe adresuar rreziqet e korrupsionit, duke kontribuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në rajon
https://www.facebook.com/share/v/1GdJAgkWkr/