“Sinners” dhe Michael B. Jordan triumfojnë në Actor Awards

Filmi “Sinners” ishte fituesi kryesor i mbrëmjes në ceremoninë Actor Awards, duke marrë çmimin për më të mirë në film, transmeton KultPlus.

Ylli i filmit, Michael B. Jordan, u shpall aktori më i mirë në rol kryesor për performancën e tij.

Në kategorinë e aktores më të mirë në rol kryesor triumfoi Jessie Buckley për filmin “Hamnet”, ndërsa Sean Penn dhe Amy Madigan u vlerësuan për rolet e tyre dytësore në film.

Ndërkaq, seriali “The Pitt” fitoi çmimin tjetër, ndërsa në kategorinë e komedisë u veçua “The Studio”, i cili mori disa çmime gjatë mbrëmjes.

Ceremonia u mbajt në Los Anxhelos dhe konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme para ndarjes së çmimeve Oscar, duke reflektuar shpesh atë se çka Akademia e thotë gjithashtu njësoj në përzgjedhjen e fituesve. /KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit