Konferenca mes Trump dhe Merz në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i SHBA: Në Iran çdo gjë është shkatërruar

Presidenti i SHBA Donald Trump në nisje të konferencës së përbashkët me Merz në Shtëpinë e Bardhë u shpreh se tashmë çdo gjë është shkatërruar në Iran.

Më pas, Trump u shpreh se vendi tashmë nuk ka më marinë funksionale, forcë ajrore apo sisteme të mbrojtjes dhe zbulimit ajror.

“Pothuajse gjithçka është shkatërruar”, u shpreh Trump.

Presidenti amerikan shtoi se gjatë takimeve do të diskutohen edhe çështje që lidhen me marrëveshjet tregtare.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, ndodhen në Shtëpinë e Bardhë dhe sapo kanë filluar konferencën e tyre për shtyp.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit