Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe princi i Dubait qetësojnë banorët, pinë kafe në qendër të qytetit

Në një mënyrë të veçantë, udhëheqësit e Emiratet e Bashkuara Arabe përpoqën të qetësojnë qytetarët e vendit të tyre, ndërsa mbrojtja ajrore e vendit kishte ndërhyrë për të neutralizuar dronët iranianë.

Presidenti i Emirateve, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, vizitoi të hënën Dubai Mall së bashku me trashëgimtarin e tronit të Dubait, Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i cili është gjithashtu zv/kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se zyrtarët e Emirateve jo vetëm që shëtitën në qendrën tregtare, por u ulën për të shijuar një kafe dhe një vakt.

“Ky është një mënyrë për të qetësuar kombi pa thënë asnjë fjalë. Një lëvizje e fuqishme,” shkruhet në komentet për videon e zyrtarëve të lartë të Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit