Afrim Gashi në Iftar me Ambasadorin e BE-së: Promovim i Bashkëpunimit Ndërinstitucional

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, pati kënaqësinë të marrë pjesë në darkën e iftarit të organizuar nga Ambasadori i Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, së bashku me kolegët nga ekzekutivi.
Gashi theksoi se ky takim përfaqëson një moment të rëndësishëm për të reflektuar mbi bashkëpunimin dhe dialogun ndërinstitucional, duke forcuar lidhjet dhe mirëkuptimin mes institucioneve shtetërore dhe komunitetit ndërkombëtar.
Në postimin e tij, ai gjithashtu falenderoi mikpritësin dhe nënvizoi rëndësinë e dialogut dhe respektit reciprok në zhvillimin e marrëdhënieve të qëndrueshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit