Ndërmarrja Publike Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup, njofton se nesër, më 03.03.2026 (e martë), për shkak të një defekti në një tub uji me diametër prej F-2 inç në rrugën Shën Kirili e Metodi 38 (në parkingun te Trgotekstil), nga ora 09:00 deri në sanimin e defektit, shfrytëzuesve të një pjese të rrugës Shën Kirili e Metodi (Komuna Qendër) do t’u ndërpritet furnizimi me ujë.
Për shkak të pastrimit dhe dezinfektimit të dy dhomave në rezervuarin e ujit të pijshëm në fshatin Bojanë, në 4 ditët e ardhshme (03.03 deri më 06.03.2026) midis orës 08:00 dhe 13:00, mund të ketë ulje të presionit dhe ndërprerje afatshkurtra të furnizimit me ujë në fshatin Bojanë (Komuna e Sarajit).



