10.8 C
Skopje
Saturday, November 8, 2025

E veja e Navalnyt: Nuk jam e sigurt nëse funerali i Alexey do jetë paqësor!

E veja e Alexey Navalny thotë se nuk është e sigurt nëse funerali i tij do të jetë i qetë ose nëse policia do të arrestojë ata që do vijnë për t’i thënë lamtumirë burrit tim.

Madje edhe në “gulagun e Putinit”, ajo thotë se Navalny mund të përcjellë “ide për projekte që do ta bënin Kremlinin në panik. Ai ishte e kundërta e çdo gjëje të mërzitshme”.

“Nëse vërtet dëshironi të mposhtni Putinin, duhet të bëheni një novator. Ju duhet të ndaloni së shqetësuari”, shprehet Navalnaya.

“Putini është lideri i një bande të organizuar kriminale,” thotë ajo. “Putini duhet të përgjigjet për atë që i ka bërë një vendi fqinj paqësor dhe Putini duhet të përgjigjet për gjithçka që i ka bërë Alexey-t”, thotë ajo, me zërin e saj të emocionuar.

“Burri im nuk do ta shohë kurrë se si do të duket një Rusi e bukur e së ardhmes, por ne duhet ta shohim atë. Do të bëj çmos që ëndrra e tij të realizohet. E keqja do të bjerë dhe e ardhmja e bukur do të vijë”, përfundon ajo.

Lajme të ngjajshme

6 KOMENTET

  1. Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit