Londrim Mekaj fiton Big Brother VIP Kosova 4

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 ka kulmuar me shpalljen e fituesit të edicionit të katërt.

Londrim Mekaj është shpallur zyrtarisht fitues i këtij sezoni, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 124 mijë eurosh pas një gare intensive dhe një rrugëtimi mbi 100-ditor brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Banori më i ri i këtij edicioni arriti të fitojë mbështetjen vendimtare të publikut në natën finale, duke lënë në vend të dytë Elijona Binakajn.

Momenti i shpalljes u shoqërua me emocione të forta në Klan Arena, ndërsa Londrimi festoi fitoren mes duartrokitjeve dhe atmosferës festive që përmbylli zyrtarisht një nga sezonet më të komentuara të BBVK.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit