Sonte po mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4, duke shënuar përmbylljen e aventurës mbi 100-ditore të banorëve brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Pas një rrugëtimi të mbushur me sfida, debate, aleanca dhe emocione të forta, njëri prej pesë finalistëve – Londri, Mekaj, Elijona Binakaj, Ludo Lee, Klodian Mihaj apo Hygerta Sako – do të kurorëzohet fitues i edicionit të katërt dhe do të rrëmbejë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Gara ka hyrë në fazën vendimtare, ndërsa publiku me votat e tij do të përcaktojë se kush do të ngrejë trofeun sonte në fund të spektaklit.
Hygerta Sako ka qenë e para finaliste, së cilës i është publikuar klipi i rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova 4.
Asaj iu kërkua të ndërrojë veshjen dhe të vishet sportive, pasi do të dërgohet në stadiumin “Fadil Vokrri” për një surprizë.
Nëna e Hygertës, zonja Rina erdhi si një surprizë shtesë për Hygertën në finalen e Big Brother VIP Kosova 4.
Ndonëse në moshë të shtyrë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, ajo erdhi enkas nga Tirana në Prishtinë vetëm e vetëm për t’i bërë këtë befasi më të shtrenjtës së saj.
Banorja e shumëpërfolur e këtij edicioni, Alba Pollozhani, u ngjit në skenën e finales së madhe të Big Brother VIP Kosova 4.
Ajo foli për rrugëtimi ne saj, sfidat si dhe për dorëheqjen nga spektakli i madh pas komenteve e kritikave të shumta që kishte marrë për çështjen e mbulesës.
Mbrëmja finale vazhdoi me transmetimin e klipit të këngëtarit nga Peja, Londrim Mekaj.
Ai tha se ka qenë ëndrra e tij të bëhet pjesë e Big Brother VIP Kosova 4, teksa u shpreh se po të rikthehej edhe një herë, do të bënte më shumë lojë.
Benita Zena ka performuar në skenën e finales së Big Brother VIP Kosova 4 këngën e saj “Bugatti”.
Kjo këngë ka qenë një hit i vërtetë i “meme”-ve këtë sezon dhe të premten zuri vend si një performancë serioze në finale. (Telegrafi)



