Kumanovarit iu vodhën rreth 44 mijë euro, pagoi për të blerë kriptovaluta

Më 26.02.2026 në orën 20:00 në SPB Veles, një 48-vjeçar nga Kumanova ka raportuar se është mashtruar me shumën prej 43.750 eurosh, transmeton Portalb.mk.

Sipas denoncimit, ai ka postuar një njoftim në një rrjet social për blerjen e kriptovalutave, dhe më vonë ka kontaktuar një person përmes një rrjeti tjetër social me të cilin ka rënë dakord të paguajë paratë në një pikë këmbimi kriptovalutash në Veles, dhe në këmbim, t’i paguhen kriptoasetet.

Denoncuesi ia ka dorëzuar paratë një personi të punësuar në pikën e këmbimit në Veles dhe i është thënë se ato ishin dërguar në adresën e caktuar, por ai nuk i ka marrë kriptoasetet në adresën e tij, dhe personi që ka kontaktuar e ka fshirë bisedën nga rrjeti social dhe e ka bllokuar numrin e tij dhe numrin e pikës së këmbimit, pas së cilës ka kuptuar se është mashtruar.

Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për sqarimin e plotë të incidentit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit