Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi sot ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Kroacisë, Gordan Grliç Radman.
Në takim u theksuar mbështetja e vazdhueshme e Kroacisë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.
“Riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, ndërsa theksova mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që Kroacia i jep perspektivës europiane të vendit tonë.
Diskutuam për rëndësinë e politikës së zgjerimit të BE-së si investim strategjik për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe kontinentit, për zbatimin e reformave, si dhe për ndarjen e përvojës së çmuar nga procesi i anëtarësimit të tyre në Bashkimin Europian.
Konfirmova përkushtimin tonë të plotë ndaj vlerave euroatlantike, ndërsa shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë”, shkruan Gashi.



