Mickoski: 17 investime në zonat ZZHTI do të krijojnë 5.000 vende të reja pune

“Investimet të cilat ose kanë filluar, ose po realizohen, ose janë në fazë të negocimit për ndihmë shtetërore, e që janë pjesë e portfolios së zonave ZZHTI, arrijnë vlerën rreth 650 milionë euro. Bëhet fjalë për 17 projekte që duhet të krijojnë deri në 5.000 vende të reja pune, ndërsa në pjesën e eksportit pritet ta rrisin atë për rreth 2% të BPV-së, konkretisht në vlerë prej rreth 400 milionë dollarë eksport shtesë në fillim, e që do të arrinte deri në një miliard euro. Këto janë investimet në zonat ZZHTI”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në seancën për pyetje të deputetëve, duke shtuar se ka investime edhe jashtë zonave.

 

Mickoski njoftoi se së shpejti do të fillojë ndërtimi i parkut me erë, investim i kompanisë Alkazar, i cili këto ditë pritet të marrë lejen e ndërtimit.

 

“Pres që vetëm këtë vit të kemi 150 milionë dollarë të reja, pasi kjo nuk mund të realizohet brenda pak muajsh, ndërtimi do të zgjasë disa vite, ndërsa funksionalitetin e plotë e pres në fillim të vitit 2028. Ai do të kyçet gradualisht në rrjet edhe gjatë vitit 2027, por fuqinë e tij të plotë, 100%, e pres në fillim të vitit 2029”, theksoi Mickoski.

 

Duke u përgjigjur për investimet në energjetikë, Mickoski iu referua edhe projektit të nënshkruar me kompaninë AKSA për ndërtimin e dy, respektivisht tre centrale kogjenerative me gaz potenciale, një në Shkup, një në mes të Gostivarit dhe Tetovës dhe një potencialisht pasi të dërgohet gazi drejt Kërçovës, me transformimin e TEC Osllomej, duke shtuar se përveç turbinës me avull edhe një turbinë me gaz, me ç’rast do të fitohet konfigurimi i plotë.

 

“Ai konfigurim është një investim i ri prej një miliard dollarësh, i cili do të jetë i rëndësishëm për qytetarët, por njëkohësisht do të nënkuptojë edhe ngrohje qendrore për pjesë të qytetit të Shkupit që aktualisht nuk kanë një lloj të tillë ngrohjeje, gjë që është shumë e rëndësishme sepse do të ndikojmë edhe në mjedisin jetësor, por edhe në parametra të tjerë. Në Shkup tashmë po punohet për këtë investim, Komuna e Kisella Vodës dhe Qyteti i Shkupit, së bashku me Ministrinë e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, tashmë po punojnë në këtë projekt së bashku me EMV. Po zhvillohet metodologjia se si duhet të përfundojë dhe vlerësojmë se këtë vit të gjitha konturet do të mbyllen dhe do të fillojmë me implementimin e tij”, shpjegoi kryeministri Mickoski në seancën parlamentare për pyetje të deputetëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit