Milloshoski–Bunfort: Hungaria rikonfirmon përkrahjen për rrugën evropiane të Maqedonisë

Nënkryetari i Kuvendit, Antonijo Milloshoski, realizoi takim pune me Zholt Bunfort, përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor të Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, i shoqëruar nga Gjula Shomogji, këshilltare dhe Juliana Armash, këshilltare, si dhe zëvendësshefi i Misionit, Atila Fodor.

Në takim u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer maqedono-hungarez dhe gatishmëria për të avancuar më tej marrëdhëniet e dy vendeve në më shumë fusha. U theksua angazhimi për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike përmes zbatimit të projekteve të përbashkëta, si dhe afrimi i dy popujve përmes forcimit të marrëdhënieve miqësore dhe shkëmbimit kulturor.

Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor, Bunfort, theksoi mbështetjen e Hungarisë për integrimin e Maqedonisë në BE, duke theksuar se anëtarësimi në BE nuk është shpërblim, por njohje e përpjekjeve reformuese dhe progresit të arritur në periudhën e kaluar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit