Sopranoja Besa Llugiqi do të rikthehet para publikut rumun me një tjetër paraqitje të rëndësishme artistike, shkruan KultPlus.
Ajo do të interpretojë rolin e Mimisë në operën “La Bohème”, e cila do të shfaqet më 26 shkurt në Operën Shtetërore të Rumanisë, në Bukuresht. Shfaqja do të jetë nën drejtimin muzikor të dirigjentit Daniel Jinga dhe me regji të Ionel Pantea.
Në këtë produksion, Llugiqi do të ngjitet në skenë përkrah tenorit rumun Andrei Petre, së bashku me artistë të tjerë të njohur të operës rumune.
Besa Llugiqi prej vitesh po ndërton një prezencë të qëndrueshme në skenat operistike jashtë vendit, duke u përfaqësuar me role të rëndësishme në produksione të ndryshme. / KultPlus.com



