Një fëmijë ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet të martën në Tiranë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, ku një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit, raporton euronews.al.
Si pasojë e lëndimeve të rënda, i mituri ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



