Besija Iljazi duhet të kthejë rreth 11 mijë euro të paguara si honorare

Me vendim të Gjykatës Themelore në Tetovë, ish drejtoresha ekonomike e Klinikës për Toksikologji, Besija Iljazi, është obliguar që t’ia kthejë institucionitku ajo ka qenë e angazhuar 659.831 denarë, aporreth 10.700 euro, për shkak të angazhimit të paligjshëm të 17 honoraristëve.
Sipas aktgjykimit, dëmi material është përcaktuar pas ekspertizës ekonomike, ndërsa kërkesa për dëm jomaterial është tërhequr pasi Iljazi është pajtuar të mbulojë shpenzimet e procedurës.
Ajo më herët pranoi fajësinë për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe u dënua me kusht me dy vite burg, me periudhë prove katërvjeçare, si dhe me program individual probacioni dhe plan mbikëqyrjeje.
Sipas aktakuzës, në maj 2024, gjatë periudhës parazgjedhore, Iljazi kishte lidhur kontrata në vepër me 17 persona në kundërshtim me ligjet në fuqi, duke kryer edhe pagesa retroaktive dhe duke përfshirë persona pa kontrata, çka solli dëm financiar për Klinikën.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit