Banorët e një lagjeje në Turqi kalojnë përmes “korridorit të borës” për të arritur në qendër të qytezës

Banorët e lagjes rurale Sualti në qytezën Baskale të provincës Van në Turqi mund të arrijnë në qytezën e tyre vetëm duke kaluar nëpër një “korridor dëbore” në zonën ku grumbujt e dëborës kanë arritur në disa metra për shkak të ortekëve.

E vendosur pranë kufirit iranian që ndodhet 98 kilometra nga qendra e qytezës dhe e rrethuar nga male të larta, lagjja po përjeton dimrin më të ashpër të viteve të fundit.

Banorët e lagjes me 80 shtëpi ku stuhitë e borës dhe reshjet e dendura të dëborës janë vazhdimisht efektive, kalojnë një pjesë të madhe të ditës duke luftuar me dëborën dhe duke u kujdesur për kafshët e tyre.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit